Stafi dhe bordi drejtues

Ing. Teodor Çuçi

Mori titullin e “Inxhinierit Hidroteknik” në Korrik 1988 pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranë-sNga Dhjetori i 1988 deri në Qershor të 1992 ka punuar pranë NNI-Fier.
Në 4 Korrik 1992 themeloi Shoqërinë Colombo-Fier në të cilën ka qënë Administrator dhe Drejtues teknik deri në 31 Dhjetor 1997.Gjatë kësaj periudhe Colombo sh.p.k Fier u pozicionua si një nga shoqëritë ndërtuese më prestigjoze në vend duke realizuar rreth 6 miljon Dollar USD investime në Fier, Patos, Ballsh, Vlorë, Sarandë e Tiranë.Investimet që ka realizuar Colombo sh.p.k Fier në këtë periudhë ishin kryesisht : Pallate Banimi, Shkolla e kopështe, Ujësjellës e kanalizime, Vepra të rehabilitimit të Sistemeve ujitës e kullues, Rruge rulare.Nga 6 Janar 1998 e deri më sot z.Teodor Çuçi është Administrator dhe Drejtues Teknik i “Colombo II” sh.p.k Tiranë.


Ing. Faik Kohila

Mori titullin e “Inxhinierit Mekianik”në Korrik 1983 pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranë-s. Nga korrik 1983 deri në Gusht 1992 ka punuar pranë NNI-Fier në pozicionet e Përgjegjsit të Degës mekanike, n/drejtor ndërmarje dhe së fundi Drejtor ndërmarrje.
Nga Gusht i 1993 dhe deri në 31 Dhjetor 1997 ka qënë zv/President i “Colombo” sh.p.k. Fier.
Në Korrik 2002 krijoi “Ital col” sh.p.k. Tiranë, në të cilën është në pozicionin e Administratorit dhe Ortakut kryesor “Ital col”sh.p.k.Tiranë kompani Lider në fushën e prodhimit të Kollave e Llaçeve të thatë.”Ital col” sh.p.k Tiranë është një Kompani High Tec nga më Cilësoret të Investuara e ndërtuara nga Investitorët Shqiptarë në këto vitet e fundit. Nga 6 Janar 1998 e deri më sot z.Faik Kohila është Administrator i “Colombo II”sh.p.k Tiranë.


Ing. Lavdosh Celibashi

Mori titullin e “Inxhinierit Civil” në shtator 1977 pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1976 deri në 1991 ka punuar pranë komitetit ekzekutiv Fier si drejtor i sektorit komunal.  Nga viti 1991 deri me 1994 Ing. Lavdosh Celibashi ka pasur pozicionin e shefit te urbanistikes ne bashkine e Fierit. Në vitin 1994 themeloi Shoqërinë Harmonia shpk, Fier në të cilën ka qënë Administrator dhe Drejtues teknik deri në 31 Dhjetor 2002. Nga Dhjetori 2002 deri me sot ai realizuar disa objekte ndertimi rezidenciale dhe civile ne Tirane me firmen “Harmonia2” shpk. Aktualisht Ing. Lavdosh Celibashi eshte antar i bordit drejtues prane firmes “Colombo2” shpk


Ark. Andi Korita

Eshte diplomuar ne vitin 2008 prane Fakultetit te Arkitektures ne Universitetin Politeknik te Tiranes. Ark Andi Korita ka projektuar dhe ideuar projekte te tipologjive te ndryshme, nga ato rezidenciale deri te rikonstruksionet. Ai ka ndjekur nga afer ecurine e punimeve dhe zbatimin e perpikte te te gjitha projekteve te realizuara nga Firma “Colombo 2” nga 2008 deri me sot.


Ark. Andi Kohila

Eshte diplomuar ne vitin 2014 per Master i Shkencave ne Arkitekture dhe Dizajn Urban, ne  Universiteti “POLIS” Tirane. Gjate periudhes studentore 2010 – 2014 eshte praktikuar ne disa kompani dhe studio te arkitektures.  Eksperienca ne  studion “Space-architectur stadtplanung design” e ka ndihmuar Andin te pervetesoj njohuri te ndryshme si, mardhenie me klientin, perdorimi i programeve te ndryshme te arkitektures, zbatim projekti ne terren etj. Nje experience tjeter ka qene dhe ndjekja ne terren e  ndertimit te kompleksit  te vilave qe ka ndertuar firma “Colombo 2” shpk ne Komunen e Farkes.

Po keshtu ne firmen “Ital Col” shpk Ahmetaq Fushe Preze, ka ndihmuar ne dizenjimin e logos dhe showroom-it ne te cilen behet ekspozimi i materialeve te ndertimit qe prodhohen ne kete fabrike.


Ing. Zef Lazri

Eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes ne “Inxhinieri Elektrike Industriale ” ne vitin 1980

Nga viti 1980 deri ne 1988 ka punuar si inxhinier elektrik ne N.N.I. Fier. Me pas Ing. Zef Lazri ka punuar ne postin e drejtorit ne Fabriken e Duhan-Cigareve ne Shkoder deri ne vitin 1994. 1994 deri me 2003 ka punuar si inxhinier elektrik prane “Colombo 2” shpk, Tirane.

2004 deri me 2008 drejtor i fabrikes ”Ital-Col” shpk. Dhe nga 2008 deri me sot punone prane “Colombo12” shpk.


Ing. Dardan Voji

Eshte diplomuar ne Universitetin Politeknik te Tiranes ne “Inxhinieri Ndertimi” ne korrik 2010.

Pas diplomimit ka punuar ne zbatim duke ndjekur me rigorozitet dhe profesionalizem  te gjitha projektet e besuara nga “Colombo2” shpk


Garantina Mane

Ka kryer shkollën e mesme në Fier (Ekonomiste e Përgjithshme).

Nga Gusht 1970 deri në Prill 1980 ka punuar si Karteliste në magazininën e Ndërmarrjes Energjitike TEC FIER. Nga periudha Prill 1980 deri në Korrik 2002 ka punuar si Ekonomiste e Mesme në Ndërmarrjen Energjitike TEC Fier.  Dhe së fundmi nga Maj 2003 e në vazhdim është në pozicionin e Ekonomistes së Mesme  pranë Kompanisë së Ndërtimit "Colombo II".


Merko Allushi

Ka kryer shkollën e mesme në Sarandë (Ekonomist i Përgjithshëm).

Nga viti 1970 deri në Prill 1978 ka punuar në Ndërmarrjen  e Shpimit për Shfrytëzimin e Naftës Patos. Nga periudha 1978 deri në vitin 1982 ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës Patos, si Revizor. Ndërmarrjen Energjitike TEC Fier.  Në vitin 1982 deri në vitin 1992 ka punuar si Inspektor pranë Seksionit të Punës në Komitetin Ekzekutiv Fier. Nga viti 1992 deri në vitin 2004 ka punuar si Ekonomist i Mesëm te "Colombo" sh.p.k. Fier. Dhe së fundmi nga Shtator 2005 e në vazhdim është në pozicionin e Ekonomistit të Mesem  pranë Kompanisë së Ndërtimit "Colombo II" sh.p.k.


Arjan Kambo

Ka kryer shkollën e Bashkuar të Oficerave (degën e Xhenos).

Nga viti 1983 deri në 1984 ka punuar në Ndërmarrjen  e Nderimeve Industriale Fier. Nga periudha 1988 deri në vitin 2005 ka punuar si Oficer pranë Ministrisë së Mbrojtjes me gradën Kapiten. Dhe së fundmi nga Shtator 2007 e në vazhdim është në pozicionin e Furnitorit pranë Kompanisë së Ndërtimit "Colombo II" sh.p.k.